HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENis “eksodi” tek Skënderbeu. Sabien Lilaj zyrtarizon largimin

Nis “eksodi” tek Skënderbeu. Sabien Lilaj zyrtarizon largimin

Sabien Lilaj ka mbyllur gjithçka më Skënderbeun, pas pezullimit të korçarëve për të luajtur në Europë dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e tij të re.

Mesfushori korçar i Kombëtares shqiptare është bërë pjesë e skuadrës azere të Gabalas.

Lilaj u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të kontratës dhe me Gabalan ka firmosur një kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 500 mijë euro.

Mesfushori me origjinë nga Maliqi, luan me Skënderbeun që prej vitit 2012, ku është protagonist i padiskutueshëm i sukseseve të korçarëve, ndërsa me meritë ka fituar një vend titullari edhe në formacionin e Panuccit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments