HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARETrajneri Lika: Pres më shumë nga Vllaznia, gjithsesi miqësorja ndaj Veleçikut ia...

Trajneri Lika: Pres më shumë nga Vllaznia, gjithsesi miqësorja ndaj Veleçikut ia vlejti

Vetëm barazim 1-1 në miqësoren ndaj Veleçikut por tek Vllaznia nuk janë të shqetësuar. Trajneri Hasan Lika duke folur për gazetarët pas ndeshjes është shprehur:

“Kuptohet që miqësoret shërbejnë gjithmonë për të parë gjendjen e skuadrave dhe për këtë arsye, edhe ne na vlejti shumë miqësorja ndaj Veleçikut. Nuk jam i shqetësuar nga rezultati aspak.

Në pjesën e parë skuadra funksionoi më mirë ndërsa në të dytën, edhe me kryerjen e zëvendësimeve niveli ra disi. Natyrisht që na duhen edhe lojtarë të tjerë dhe ne jemi në pritje të tyre deri në afatin e fundit të mbylljes së merkatos.

Nevojat më të mëdha i kemi për qendrën e mbrojtjes por edhe për sulmin. Nuk na duhen lojtarë sa për të kaluar rradhën.

Jo më kot kemi larguar disa të huaj që kanë ardhur për provë. Presim edhe të tjerë dhe më pas do të vendosim. E rëndësishme është që Vllaznia të futet në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments