Mesfushori me origjinë shqiptare i Zvicrës, Valon Behrami, është larguar nga futbolli me kombëtaren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në “Instagram”.

“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.

Behrami paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018, ku tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e fundit ai ishte kapiten i Zvircës, ku u mposhtën nga Suedia 1-0.

33-vjeçari është pjesë e Udinese në Serinë A. Për Zvicrën ai ka luajtur që nga viti 2005. Behrami ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore me helvetët. Për Zvicrën ai ka zhvilluar 83 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.