HomeKRYESOREBekam tashmë pronar klubi, shpenzon 150 milionë dollarë

Bekam tashmë pronar klubi, shpenzon 150 milionë dollarë

Dejvid Bekam ka vendosur t’i rikthehet futbollit, jo si lojtar ose trajner, por si pronar i një klubi.

Ish-futbollisti anglez, i cili ka grumbulluar një pasuri prej qindra miliona dollarësh ka vënë në jetë projektin e tij më të ri, një klub futbolli që do të militoj në kampionatin amerikan “MLS”, duke filluar nga sezoni 2020.

Klubi i ri i Bekam ndodhet në shtetin e Floridas, në qytetin turistik të Majemit, dhe do të quhet “Inter Majemi”.

Në planet e Bekam është dhe një stadium i ri, ndërtimi i të cilit pritet të fillojnë në muajin nëntor. Investimi fillestar i Bekam për klubin e ri pritet të kapë 150 milionë dollarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments