Vllaznia do të luajë në Kategorinë e Parë këtë sezon, por pavarësisht se Grupi A duket autostradë për kuqeblutë, është drejtori teknik i lezhjanëve, Kristi Memi, i cili për “Vipsport.al”, ka theksuar: “Vllazninë e respektojmë, por një punë shumë e mirë është bërë edhe në Lezhë këtë verë.

Presidenca dhe klubi kanë marrë të gjitha masat, duke afruar në merkato lojtarë cilësorë, të cilët kanë qenë pjesë edhe e ekipeve të tjera të së Parës.

Por, mos harroni, janë edhe dy lojtarë nga Guinea që ne mendojmë se pas 2-3 javësh do të jenë në formën e tyre më të mirë dhe do të bëjnë diferencën.

Kemi një trajner shumë punëtor si Ndriçim Kashami, por kemi ruajtur edhe “boshtin” me titullarët e sezonit të shkuar.

Kam besim se Besëlidhja do të jetë rivale e denjë për të synuar Superioren në sezonin e ri, madje do të jemi një surprizë e bukur në Grupin A të Kategorisë së Parë,” – ka theksuar drejtori teknik Kristi Memi. /Visport/