HomeBASKETBOLLSh.K.B.Tirana mund edhe Vllazninë, kryeson e vetme kampionatin

Sh.K.B.Tirana mund edhe Vllazninë, kryeson e vetme kampionatin

Dy ekipe Tirana, të dyja fitojnë në ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë të Grupit A në basketboll për femra dhe të dyja po dominojnë kampionatin për momentin.

Por e vetme në krye të klasifikimit është Sh.K.B.Tirana, e cila sot korri suksesin e tretë në po kaq takime të luajtura dhe udhëheq e vetme renditjen me 6 pikë të plota.

Kryeqytetaset mundën 77-62 Vllazninë, një ndeshje që vuri përballë dy skuadra që nuk kishin asnjë humbje deri dje, por në fund të takimit festuan vetëm lojtarët e Tiranës, që ishin më superiore në fushë.

Takimi u kontrollua nga basketbollistet e Sh.K.B.Tiranës gjatë gjithë kohës, që u shkëputën gradualisht dhe thelluan shifrat me kalimin e kohës, duke e merituar fitoren.

Megjithate duhet thene se vajzat e Vllaznise te drejtuara nga Bledar Gjeçaj kane bere nje paraqitje te pelqyeshme dhe ky eshte nje tregues se ato do te bejne mire edhe ne te ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments