Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarton faza e dytë e Superiores, ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të...

Starton faza e dytë e Superiores, ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme

Sot starton faza e dytë e Kategorisë Superiore, me dy ndeshjet e para ditën e sotme. Në orën 14:00, në stadiumin e Kamzës, skuadra vendëse do të presë Tiranën në kërkim të identitetit dhe reagimit, pas ndërrimit të trajnerit.

Në fakt, në fije të perit duket se është edhe Klodian Duro, të cilit i duhet patjetër fitorja ndaj bardhebluve sot për të mbijetuar.

Në orën 17:00, në Vlorë do të luhet sfida e bregdetarëve, mes Flamurtarit dhe Teutës. Ilir Daja dhe të tijtë synojnë të konfirmohen si pretendentë, ndërsa durrsakët të shfrytëzojnë shtysën e marrë nga fitorja e javës së fundit, 3-0 ndaj Lacit.

Ata ishin të parët, që “zhvirgjëruan” kurbinasit, sa I takon humbjes së këtyre të fundit në këtë kampionat.

Ndërkohë, FSHF-ja ka caktuar edhe gjyqtarët e këtyre dy ndeshjeve të javës së 10-të të Superiores, që starton sot, vijon nesër dhe mbyllet të hënën, me kryersfidën Partizani-Skënderbeu.

Kamza-Tirana
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Egin Doda, Denis Rexha

Flamurtari-Teuta
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Alfred Shkreta, Arber Zalla

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments