HomeKRYESOREEgzon Shimaj dhe Olsi Mali nga Akademia Vllaznia, ftesë nga Kombëtarja U19

Egzon Shimaj dhe Olsi Mali nga Akademia Vllaznia, ftesë nga Kombëtarja U19

Gjashtë futbollistë të Akademisë Vllaznia siç dihet janë grumbulluar në kombëtaren U20 ditët e fundit por lajmet e mira për të vazhdojnë. Dy futbollistë të tjerë janë grumbulluar nga kombëtarja U19 për ndeshjen e nesërme ndaj Dinamos.

Përveç mbrojtësit Egzon Shimaj që ka qenë edhe më parë pjesë e këtij ekipi, këtë herë është grumbulluar edhe mesfushori Olsi Mali. Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi Vllaznia përmes faqes së tij zyrtare ku shkruan:

“Dy futbollistë të Akademisë Vllaznia janë thirrur nga trajneri Nevil Dede në grumbullimin e rradhës të kombëtares U19. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj i cili ka qenë i pranishëm edhe në grumbullimin e para pak ditëve të kësaj kombëtareje, si dhe për mesfushorin Olsi Mali që është grumbulluar tani për herë të parë.

Ditën e mërkurë në orën 10.00 këto dy futbollistë do të paraqiten në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes për të qenë në dispozicion të stafit teknik të ekipit tonë kombëtar për ndeshjen që ai do të zhvillojë ndaj ekipit të Dinamos.

KF Vllaznia i uron suksese dy futbollistëve të saj Shimaj dhe Mali duke uruar një paraqitje sa më të mirë në këtë grumbullim të tyre me kombëtaren e kësaj moshe”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments