Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane orët e fundit. Bëhet fjalë për një ndër njerëzit më të pasur në Kinë, Xhek Ma, i cili mund të jetë bashkëpunëtor i familjes Suning te Interi, për të zgjeruar më tej në Azi markën e klubit zikaltër.
zhang

Pronari i kolosit botëror “Ali Baba” është i interesuar për të blerë 31% të aksioneve të Interit që i takojnë ish-presidentit Erik Tohir.

Në një vizitë disa kohë më parë në Milano, Ma u takua edhe me kryetarin e Ligës Italiane, Gravina, teksa zërat e fundit e lidhin bosin kinez me Interin. Pasuria e tij vlerësohet të jetë 34.6 miliardë dollar dhe do të ishte një garanci për klubin zikaltër.