Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U17 mundet 1-3 nga Turqia. Golin e vetëm për kuqezinjtë e...

Shqipëria U17 mundet 1-3 nga Turqia. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënon shkodrani Mitaj

Ditën e djeshme, Shqipëria U17 që drejtohet nga Elvin Beqiri u mund nga Anglia me rezultatin 2-0, ndërkohë që sot ka pësuar edhe humbjen e radhës, duke u mundur nga Turqia me rezultatin 3-1, ku për kuqezinjtë ka shënuar me anë të një penalltie, kapiteni Mitaj.

Turqia, që është njëkohësisht edhe vendi organizator kaloi e para në avantazh me anë të Caglar në minutën e 3, ndërkohë që në minutën e 38, Pengu ka shënuar një autogol, para se shkodrani Mitaj të shkurtonte diferencën. Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Bajram që shënon edhe golin e tretë për turqit.

Shqipëria e mbyll turneun ‘Mercedez Benz Cup’ me një ndeshje të lehtë në letër, ku përballë do të ketë Moldavinë. Takimin e fundit, kuqezinjtë e luajnë dy ditë më vonë, pra më 17 janar.

Formacioni startues:

Shqipëria: Roko, Pjeshka, Preka, Tajari, Abazaj, M.Dervishi, Papa, Mitaj, Pengu, K.Dervishi, Miftiu
Trajner. Elvin Beqiri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments