HomeKRYESOREShqipëria U18 fiton minimalisht ndaj Maqedonisë së Veriut. Titullar në fushë edhe...

Shqipëria U18 fiton minimalisht ndaj Maqedonisë së Veriut. Titullar në fushë edhe shkodrani Pusi

Pas një barazimi me rezultatin 2-2 të arritur pak ditë më parë në Librazhd, Shqipëria U18 ka arritur të marrë një fitore në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut U18 me rezultatin 1-0.

Vendimtar në këtë takim, ka qenë goli i shënuar në minutën e fundit të takimit nga Armelindo Mema. Trajneri Nevil Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion: Çeka, Ismaili, Murataj, Shala, Musai, Pusi, Stafa, Kuka, Çahani, Gjumsi, Shahaj.

Siç shikohet, ne formacionin baze ka qene edhe futbollisti i Akademise Vllaznia, mesfushori Gledjan Pusi i cili ka bere nje paraqitje te mire edhe ne kete takim.

Ndeshja ishte përgjithësisht e barabartë. Emocionet më të mëdha u provuan në pjesën e dytë. Pusi goditi shtyllën, ndërsa Gjumsi nxori jashtë një top nga pak metra afër portës.

Megjithatë, djemtë kuqezi gjetën golin e fitores. Mema tundi rrjetën në minutën e 88-të, duke dërguar në festë tifozët e pranishëm dhe duke vulosur triumfin e ekipit tonë.

Shqipëri U18-Maqedonia e Veriut U18 1-0
Shënues: Mema 88′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments