Erdenis Gurishta është lojtari i vetëm i formacionit shkodran që ka zhvilluar të gjitha takimet e plota me ekipin kuqeblu duke qenë një titullar i padiskutueshëm. Ai ka zhvilluar 23 takime duke qënë pezent në to për të gjithë minutat kjo i jep më shumë vlerë këtij lojtari.

Ai ka luajtur për plot 2070 minuta duke qenë kësisoj një rekord më vete. Dita e djeshme ishte një ditë festë për Gurishtën, i cili ka festuar 24 vjetorin. Kësaj here i qetë pasi skuadra shkodrane ka arritur që të marrë atë që ka dashur në këtë sezon.

Jeni “kampioni” i minutave tek Vllaznia, në 23 jave nuk keni humbur asnjë sekond. Ndiheni krenar për veten?
Normalisht që është një kënaqësi e veçantë për mua që kam kontribuar për këtë skuadër përgjatë gjithë këtij sezoni. Emocionet nomalisht janë të mëdha pasi edhe objektivin që kishim, ia arritëm.

Si ka qënë ky vit për ju dhe Vllazninë, nëse do e përkufizonit me një fjale, çfare emri do i vendosnit?
Një sezon shumë i mirë. Pavarësisht se në këtë kategori sërisht mund të them se kemi bërë më të mirën. Dua që ti falenderoj të gjithë për këtë

E ardhmja juaj do jete ne Shkodër?
Normalisht që nuk ka asnjë klub më të mirë për mua. Dua që të vazhdoj me këtë ekip dhe tani të kërkojmë më të mirën në Superligë.

Çfarë duhet që ky ekipi të bëj në sezonin e ri per te mos përsëritur atë që po përjeton Tirana momentalisht (ekip gjithashtu i ngjitur nga e Para)?
Mendoj se duhen bërë afrime të mira dhe cilësore. Boshti për mendimin tim është por duhet shumë punë që të mos përsërisim ato gabime që po bën Tirana apo qe bëmë ne një sezon më parë. Duhet që të bëjnë që të gjithë maksimumin e mundësive të punës së tyre.

Festuat pasi i mbyllet llogarite matematikisht me inferioren?
Normalisht u lehtësuam pasi arritëm një objektiv që nuk e kishim të lehtë pavarësisht se të gjithë thonë, nuk ka vend për të festuar. Gjithsesi stresi dhe pesha kane qenë mbi ne. Shyqyr që e mbyllëm shpejt dhe nuk kishim shqetësime deri në fund.