Pas një barazimi me rezultatin 2-2 të arritur pak ditë më parë në Librazhd, Shqipëria U18 ka arritur të marrë një fitore në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut U18 me rezultatin 1-0.

Vendimtar në këtë takim, ka qenë goli i shënuar në minutën e fundit të takimit nga Armelindo Mema. Trajneri Nevil Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion: Çeka, Ismaili, Murataj, Shala, Musai, Pusi, Stafa, Kuka, Çahani, Gjumsi, Shahaj.

Siç shikohet, ne formacionin baze ka qene edhe futbollisti i Akademise Vllaznia, mesfushori Gledjan Pusi i cili ka bere nje paraqitje te mire edhe ne kete takim.

Ndeshja ishte përgjithësisht e barabartë. Emocionet më të mëdha u provuan në pjesën e dytë. Pusi goditi shtyllën, ndërsa Gjumsi nxori jashtë një top nga pak metra afër portës.

Megjithatë, djemtë kuqezi gjetën golin e fitores. Mema tundi rrjetën në minutën e 88-të, duke dërguar në festë tifozët e pranishëm dhe duke vulosur triumfin e ekipit tonë.

Shqipëri U18-Maqedonia e Veriut U18 1-0
Shënues: Mema 88′