Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShet Napolin për 700 milionë euro, De Laurentis do i përkushtohet klubit...

Shet Napolin për 700 milionë euro, De Laurentis do i përkushtohet klubit të Serisë C

Një Napoli pa Aurelio De Laurentis mund të jetë më afër se nga sa kanë menduar fansat e skuadrës.

Presidenti refuzoi një ofertë prej 400 milionë eurosh nga disa ndërmjetës bankar, për të gjithë paketën e aksioneve të klubit dhe kërkon oferta duke filluar nga 700 milionë euro.

Gazetari Karlo Festa, shpalos për “Il Sole 24”, të gjithë skenarin që mund të ndodhë me presidentin e Napolit.

De Luarentis kërkon të shesë klubin e tij, tashmë të ringirur dhe te pastër nga borxhet, për të vazhduar me Barin dhe për të blerë një klub të huaj, e cila ka qenë ëndrra e tij.

Ai do të vazhdojë ngritjen e Barit e cila ndodhet në Serinë C, siç bëri me Napolin, të cilën e mori me borxhe dhe arriti ta bëjë pjesë të Ligës së Kampionëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments