HomeKRYESORERrëfehet Ronaldo: Zidane më bënte të ndihesha i veçantë

Rrëfehet Ronaldo: Zidane më bënte të ndihesha i veçantë

Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për kohën kur ishte pjesë e Real Madridit.

Ylli portugez ka thënë se trajneri Zindeine Zidane e bënte të ndihej shumë të veçantë dhe se vetëm ai e dinte që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mund ta bënte diferencën në fushë.

“Zidane më bënte të ndihesha i veçantë. Më ka ndihmuar shumë. Në kohë sa ishim së bashku kemi ndihmuar njëri-tjetrin në qëllimet tona”, ka thënë Ronaldo.

“Unë u bëra një fans edhe më i madh i tij kur ai u bë trajner. Zidane e dinte se kush mund ta bënte diferencën në çdo ndeshje dhe vlerësonte lojtarët punëtor”, ka shtuar më tej 34-vjeçari.

Ronaldo u largua në verën e kaluar nga Real Madridi për 110 milionë euro në drejtim të Juventusit.

Portugezi bëri 311 paraqitje në La Liga me Los Blancos duke arritur të shënonte 450 gola.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments