Me shume interes po pritet ndeshja Vllaznia- Tirana e vlefshme per javen e trete te Kategorise Superiore. Ballafaqimi ne mes ketyre dy ekipeve me shume tradite ne futbollin shqiptar, jo me kot eshte etiketuar si “klasikja” e tij.

Ne Shkoder nderkohe nga ora 10.00 e paradites se sotme ka nisur shitja e biletave dhe ajo çfare eshte verejtur nje numer i madh tifozesh te pranishem prane sporteleve te stadiumit “Loro Boriçi” duke kerkuar te sigurojne sa me pare bileten per kete ndeshje.

Nisur nga informacionet e marra edhe nga kompania qe merret me shitjen e biletave, interesi duket i madh dhe per kete arsye, sporteli do te jete i hapur gjate gjithe dites se sotme dhe po ashtu edhe diten e neserme.

Nga ana tjeter, KF Vllaznia ka bere thirrje edhe njehere tjeter qe tifozet te mos e lene blerjen e biletes per ne momentet e fundit, por ta sigurojne gjate dites se sotme ose paraditen e neserme. Po ashtu, behet thirrja qe edhe ne stadium te behet heret ne menyre qe te mos krijohen rradhe e konfuzion ne dyert e stadiumit.
www.shkodrasport.com