Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana triumfon në 'Loro Boriçi' dhe 'zbret me këmbë në tokë' Vllazninë

Tirana triumfon në ‘Loro Boriçi’ dhe ‘zbret me këmbë në tokë’ Vllazninë

Tirana ka marre nje trepikesh me shume vlere ne Shkoder ndaj Vllaznise duke rritur pozitat e veta por “duke zbritur me kembe ne toke” shkodranet qe e kishin nisur me shume entuziasem kampionatin.

Bardheblute kane fituar me rezultatin 2-0 fale dy golave te shenuar brenda dy minutave nga Halili e Ngoo.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0 dhe ka qenë një 45 minutësh kryesisht i kontrolluar nga vendasit, megjithatë edhe bardheblutë kanë patur dy momente të mira.

E dyta krejt ndryshe. Dy gabime të mbrojtjes shkodrane do t’i kushtonin rëndë dhe brenda dy minutave ajo do të ndëshkohej dy herë. Fillimisht në minutën e 58-të ka qenë Gurishta që gabon dhe ka përfituar Halili që shënon golin e parë.

Një minutë më vonë, Kale i shmanget gjithë mbrojtjes, kroson për Ngoo që me kokë e dërgoi sërish topin në rrjetë.Duket se në kampin shkodran askush se kupton çfarë po ndodh. Gjithçka kanë prishur me duart e veta në dy momente shpërqendrimi.

Vllaznia mundohet të reagojë dhe trajneri Jonuz kryen dy zëvendësime duke futur në lojë Ramadanin dhe Markun për brazilianët Hygor dhe Emerson.

Loja e saj përmirësohet disi megjithatë i mungojnë rastet, ndonese me pas ne loje eshte edhe sulmeusi brazilian Wenderson. Megjithate asgje nuk do te ndryshoje dhe gjithcka do te mbyllej me fitoren e miqve 2-0.

VLLAZNIA- TIRANA 0-2

Shenues: Halili 58′, Ngoo ’59

Vllaznia: Sherri, Malota, Shehi, Shtubina, Gurishta, Krymi, Hygor (Ramadani), Kruja, Emerson (Marku), Lika, Zogaj.Trajner: M. Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Hasani, Kale, Halili, Ngo. Trajner: A. Mema

Gjyqtar: Enea Jorgji

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments