HomeKRYESOREVllaznia mbetet sërish Vllazni pavarësisht largimeve. Mund Tiranën dhe shkon në finale...

Vllaznia mbetet sërish Vllazni pavarësisht largimeve. Mund Tiranën dhe shkon në finale të kupës

Pavaresisht largimeve qe ka patur, Vllaznia e volejbollit te meshkujve duket se eshte ende nje ekip i forte dhe kete e ka treguar edhe sonte ne ndeshjen gjysmefinale te kupes se Federates Shqiptare te Volejbollit ndaj Tiranes.

Kjo ndeshje eshte zhvilluar ne pallatin e sportit te qytetit te Korçes dhe ne fund te tij, kuqeblute kane fituar me rezultatin e paster 3-0 dhe duke siguruar kesisoj daljen ne finale te ketij kompeticioni.

Ekipi shkodran e ka fituar setin e pare ne shifrat 25 me 17. Ne te dytin ka pak me shume rivalitet megjithate serish Vllazia fiton 25-22 dhe po ashtu edhe te tretin 25-17 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Djemte e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja kesisoj kane treguar se do jene nje nga ekipet me te mira te sezonit. Sakaq, ne gjysmefinalen tjeter, ekipi i Partizani ka mundur Erzenin e dy shkodraneve Gjoklaj e Lloshi me rezultatin e paster 3-0.

Ne kete menyre, pasditen e neserme ne Korçe do te luhet finalja e kesaj kupe dhe per ta fituar kete trofe do te ndeshen ne parket ekipet e Vllaznise dhe Partizanit.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments