Pas ndeshjeve të Kombëtares, në fundjavë do të rikthehet kampionati shqiptar me sfida interesante.

Java 13-të e Superiores do të luhet në vetëm dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të jetë ajo mes Partizanit dhe Laçit, që do të luhet të premten në orën 18:00.

Ndërkaq katër sfidat e tjera do të zhvillohen të shtunën, e cila do të jetë ditë e ngarkuar. Kukësi-Bylis dhe Flamurtari- Luftëtari do të nisin në orën 13:30.

Ndërsa dy sfidat e tjera: Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Teuta do të startojnë në orën 16:30.

Axhenda e javës së 13-të:

E premte 22 nëntor:

PARTIZANI-LAÇI 18:00

E shtunë 23 nëntor:

KUKËSI-BYLISI 13:30

FLAMURTARI-LUFTËTARI 13:30

SKËNDERBEU-TIRANA 16:30

VLLAZNIA-TEUTA 16:30