HomeKRYESOREProbleme me fushën jo vetëm Shqipëria. Cristiano Ronaldo ankohet për një tjetër...

Probleme me fushën jo vetëm Shqipëria. Cristiano Ronaldo ankohet për një tjetër stadium

Probleme me fushen duket se nuk ka vetem Shqiperia. E njejta situate duket se eshte edhe ne Luksemburg. Cristiano Ronaldo ka kritikuar ashpër Luksemburgun për kushtet skandaloze të fushës.

Pas fitores 2-0, kapiteni i Portugalisë nuk u përmbajt duke etiketuar si fushë patatesh, tapetin e blertë në stadiumin “Josy Barthel”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes.

“Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai.

CR7-ta shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments