Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREFoto / U pajis me licencë në Shqipëri, italiani hedh në gjyq...

Foto / U pajis me licencë në Shqipëri, italiani hedh në gjyq Tërbunin

Vitet e fundit kanë ardhur në Shqipëri shumë lojtarë apo dhe trajnerë por që licencën e kanë marrë në vendin tonë, në kurset që shpesh herë kanë prodhuar polemika, pasi nuk është dëgjuar që ata që hyjnë për t’u kualifikuar apo pajisur me një licencë të mos e marrin atë….

Afrikanë, brazilianë apo dhe italianë janë pajisur me licenca në Shqipëri, që nga ajo e nivelit më të ulët e deri te më e larta që është “PRO”.

Luixhi Gargano, italiani që ka drejtuar skuadrën e Tërbunit në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore, por edhe skuadrën e Teutës së Durrësit, aty ku ndenji trajner vetëm për katër javë.

Gargano e ka paditur klubin pukjan, madje ka kërkuar edhe dëmshpërblim page. Çështja aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe pritet që të shqyrtohet siç edhe vërtetohet nga “faximile” me shortin e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku italiani padit pukjanët dhe kërkon pagat e pa marra./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments