Konsiderohet nje nga lojtaret me te talentuar te brezit te ri te Vllaznise. 17 vjeçari Elian Memçaj po kontribuon kete sezon per ekipin e te rinjve te Vllaznise por edhe me te rriturit. Ardhja e trajnerit te ri Ivankoviç, ka bere qe atij t’i kushtohet edhe me shume vemendje dhe kjo konstatohet ne faktin se ne te dy ndeshjet e fundit me te ne pankine, ai ka marre minuta.

Memçaj sot ka dale para gazetareve duke folur per kete eksperience te saponisur dhe ka premtuar se do te beje me te miren per ekipin e te rriturve te Vllaznise por edhe per te rinjte.

“Ndihem shumë mirë dhe dua të jap maksimumin e të fitoj besimin e trajnerit. Angazhimi edhe tek ekipi i parë edhe tek të rinjtë nuk është e vështirë për mua, por një eksperiencë e bukur. Marr edhe minuta dhe më shërben për të ardhmen.

Kemi më shume besim tek trajneri i ri dhe moralisht jemi më mirë, duke qenë se aktivizon edhe të 12 lojtarët. Kjo është diçka e mirë. Ka ndryshuar edhe harmonia dhe jemi mirë të gjithë bashkë.” – tha Memçaj.

Kundër Tiranës kemi bërë një ndeshje të mirë dhe luajtëm të gjithë duke dhënë maksimumin. Kjo bëri diferencën. Ndërkohë ndaj Ibar shpresojmë për një fitore.” – e mbyll prononcimin e tij talenti shkodran.
www.shkodrasport.com