Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi godet në fund të merkatos, merr një mesfushor dhe premton surpriza

Laçi godet në fund të merkatos, merr një mesfushor dhe premton surpriza

Laçi duket shumë aktiv në këtë fund të merkatos, pasi zyrtarizoi largimin e mbbrojtësit Domgjini, kurbinasit kanë zyrtarizuar afrimin e një mesfushori.

Bëhet fjalë për Albion Marku, kartoni i të cilit i përket Lokomotivës së Zagrebit dhe do të luajë për bardhezinjtë deri në fund të sezonit i huazuar.

Marku është edhe pjesë e Shpresave, teksa tashmë do të ketë mundësinë të gjejë më shumë minuta dhe të rritet akoma më shumë profesionalisht.

Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi i Laçit, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare njoftojnë se Marku do të jetë një forcë e shtuar për ekipin në pjesën tjetër të sezonit, teksa në postimin e tyre thuhet se do ketë edhe surpriza të tjera deri në fund të merkatos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments