HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBraziliani Junior merr një lajm të mirë para ndeshjes me Bylisin

Braziliani Junior merr një lajm të mirë para ndeshjes me Bylisin

Vllaznia do te kete te pakten dy mungesa te sigurta ne ndeshjen e se henes ndaj Bylisit, megjithate stafi teknik paraditen e sotme ka marre nje lajm te mire qe i ka ngrohur.

Behet fjale per sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior te cilit i ka mberritur leje- kalimi nga klubi sllovak Zlate Moravce me te cilin ka luajtur deri para pak kohesh. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete klubi shkodran.

Kjo do te thote se 25 vjeçari do te jete ne dispozicion te trajnerit Jonuz qe per ndeshjen e rradhes me Bylisin dhe nuk perjashtohet mundesia qe te jete ne formacion qe nga minuta e pare.

Ky lojtar konsiderohet blerja me e mire e Vllaznise ne merkaton e janarit dhe tashme te gjithe i kane syte te perqendruar tek ai duke shpresuar qe t’i dhuroje Vllaznise serish gola ashtu siç beri edhe sezonin e kaluar kur ekipi luante ne kategorine e pare.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments