Ishte planifikuar qe te luheshin ne Shkoder te gjitha ndeshjet e Superkupes Mbarekombetare ne basketboll per meshkuj dhe drejtuesit e Liges Unike kishin percaktuar programin dhe gjithçka tjeter, por ne fund jane detyruar te bejne ndryshime.

Arsyesja eshte se Teuta, njera nga pjesmarreset ne kete aktivitet, nuk ka patur deshire te luaje ne Shkoder ndeshjen e saj. Per kete arsye, ne fund eshte vendosur qe ky takim te luhet pasditen e neserme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.

Kjo ka bere qe te ndryshoje edhe orari i ndeshjes tjeter gjysmefinale, asaj Vllaznia- Prishtina. Ajo ishte caktuar qe te luhej ne oren 17.00 fillimisht, por me pas, me ndryshimin e planit, eshte spostuar per ne oren 20.30 dhe do te luhet po ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Po ashtu, drejtuesit e Liges Unike qe organizojne kete aktivitet, kane vendosur qe finalja e Superkupes te luhet ne Shkoder te dielen ne oren 19.00.

Ndryshimi i planeve duke e lejuar Teuten qe te mos vinte ne Shkoder sigurisht qe i prish disi bukurine ketij aktiviteti. Edhe Superkupa e femrave ishte caktuar per t’i luajtur te gjitha ndeshjet ne te njejtin qytet, ne Vlore dhe keshtu ndodhi.

Ndersa per Superkupen e meshkujve duhet luajtur ne dy qytete sepse keshtu deshen drejtuesit e Teutes!!! Diçka qe nuk shkon megjithate ky eshte realiteti./SHKODRA-SPORT.COM/