Këtë javë rikthehet sërish të luhet ‘’Abissnet Superiore’’ pas dy javëve pushim nga grumbullimi i kombëtareve.

Shumë skuadra të Superiores kanë qëndruar aktive këtë periudhë duke zhvilluar disa ndeshje miqësore për të mos humbur formën.

Java e pestë do të fillojë që nga dita e nesërme me dy ndeshjes ku Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Kastrioti ndërsa Laçi do të presë Egnatian. E diela do të jetë e zjarrtë me dy supersfida,

Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana ndërsa ditën e hënë do të jetë një tjetër sfidë interesante si ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos.

“Abissnet Superiore”

Java 5 (16-18 tetor)

Të shtunën

Kastrioti-Skënderbeu 13:45

(në Kamzë)

Laçi-Egnatia 13:45

Të dielën

Partizani-Kukësi 16:45

(në “Air Albania”)

Teuta-Tirana 19:45

(në “Elbasan Arena”)

Të hënën

Vllaznia-Dinamo 19:45