Stadiumi “Skënderbeu” do të jetë për disa ditë i mbyllur për shkak se ka nisur mbjellja e barit. Ashtu si disa impiante të tjera në vend, edhe tapeti i Korçës do të rinovohet.

Është presidenti Ardian Takaj që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar se çfarë ndodh në stadiumin e ekipit të tij.

I mbuluar me plastmas të bardhë për shkak të kushteve atmosferike, përmes kamerave të instaluara në atë impiant, Takaj mbikëqyr atë që po ndodh në “arenën” e lojtarëve korçarë.

Kujtojmë që Skënderbeu do të luajë nesër në transfertë kundër Kastriotit, e vlefshme për javën e pestë të Superiores./newsport/