Ditën e sotme duhej të ishte luajtur ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në mes Adës së Velipojës dhe Kevitan. Fituesja e kësaj ndeshje do të ndeshej pastaj ditën e mërkurë ndaj Partizanit në turin e parë të këtij kompeticioni. Por ajo që merret vesh është se velipojakët nuk kanë udhëtuar fare drejt kryeqytetit ku do të zhvillohej ndeshja, duke e bojkotuar atë. Çka do të thotë se Ada nuk ka preferuar të marrë pjesë në Kupën e Shqipërisë por të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe në kampionat ngaqë nuk ka arritur dot të marrë liçensimin, si shkak i mungesës së anës financiare.
Për momentin ende nuk kemi një prononcim të presidentit Pjetri në këtë drejtim por me shumë të ngjarë, velipojakët do jenë të detyruar të mos marrin pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë.