Pas kapitenit Vildan Kaçubela, mbrojtesit te djathte Rigers Sekja dhe mesfushorit Rigers Xhahysa, nje tjeter futbollist ka lene Murlanin dhe eshte bashkuar me ekipin e Ades duke ndjekur keshtu nga pas trajnerin Altin Xhahysa.

Behet fjale per mbrojtesin e majte Markeljan Pali. Ai ka dashur te bashkohet me shoket e mesiperm dhe te vazhdoje te punoje me te njejtin trajner, prandaj dhe prej pak ditesh i eshte bashkuar ekipit te Ades.

Ky i fundit u duk se i nisi me shume vonese pergatitjet per sezonin e ri, por shume shpejt po kompletohet me lojtaret e duhur. Baza e ekipit kuptohet jane ata te cilet kane luajtur edhe vjet me Aden, nderkohe qe atyre tashme iu shtuan edhe kater lojtaret e mesiperm.

Ajo qe eshte shume interesante ka te beje me menyren si funksionon Ada e Velipojes. Çdo vit e nis me vonese, e nis me shume probleme por presidenti Alfred Pjetri ia del te arrije objektivat qe ka.

Keshtu ai shpreson te ndodhe edhe sivjet. Trajneri Xhahysa e ka marre me shume deshire drejtimin e ketij ekipi dhe me kompletimin gradualisht te tij, padyshim qe do te fillojne te mendojne edhe per kampionatin, kur siç dihet ndeshjen e pare do ta luajne me 2 tetor ne Fushe- Kruje ndaj Ilirise./SHKODRA-SPORT.COM/