Administratori i Orikut Muharrem Jazoj hedh akuza të rënda për futbollin shqiptar duke thënë se pazaret kanë prishur garën në Kategorinë e Parë. Ai saktëson se në këto kushte, kur futbolli ka prekur fundit, do të heqë dorë dhe se nuk do

Akuza të rënda vijnë nga vetë aktorët e futbollit shqiptar dhe konkretisht në Kategorinë e Parë. Në prag të ndeshjes jetike kundër Lushnjes për të mos rënë nga kategori, administratori i Orikut, deklaron se ndeshjet manipulohen dhe se rezultati në fushën e blertë nuk ka rëndësi.

“Në fakt ka javë që kanë filluar këto marrëveshjet që ne na kanë dëmtuar. Jemi në situatë të vështirë, por ne do ia dalim me Lushnjën. Gjithsesi nuk varet nga rezultati jonë, por nga faktorë të tjerë. Ne nuk bëjmë aleaNca, miq, që të bëjmë pazare.

I kemi rënë drejt e drejt. Të gjithë ekipet e tjera bëjnë marrëveshje. Lushnjes ia ka lënë disa ndeshje edhe Cërrikut. Futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në tavolinë,”-u shpreh Muharrem Jazoj, administrator i Orikut.