Trajneri i njohur, Agim Canaj është i ftuar i përjavshëm në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”. Në analizën e parë për rastet e diskutuara të ndeshjes Flamurtar-Teuta, Canaj tregon se VAR-i është shpëtimi për të shmangur polemikat.

“VAR-i është një shpëtim për ndeshjen. Edhe te Barcelona me Realin ndërhyri VAR-i. Janë disa momente që arbitri gjendet në konfuzion. Ishte një moment tepër i dyshimte rasti i Torasës.

Pretendimi për penallti i Teutës në minutën e 32-të? E kam parë shumë herë dhe nuk po vendos dot. Goli i anuluar i Torasës? Në kampionatin shqiptar janë dhënë gola më të vështirë se ky.

Distanca është shumë e vogël, prandaj dhe arbitri nuk ka qenë shumë i sigurt për të dhënë faull. Ka një kontakt edhe me gjoks edhe me dorë. Një veprim shumë i diskutueshëm, që do të sjell tension.

Ka një kontakt me dorë, por nuk është se nuk janë dhënë gola të tillë në kampionatin shqiptar”, u shpreh Canaj.