Tri javët e fundit në Superiore janë si fi nale për Kamzën, e cila nuk duhet të bëjë asnjë hap fals për të qëndruar sërish në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.

Vetëm 2 pikë diferencë me Vllazninë e parafundit nuk mjaftojnë për t’i dhënë qetësi formacionit blu, i cili duhet të marrë maksimumin që në ndeshjen e sotme.

Në një intervistë për “Panorama Sport” trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, thotë se ekipi i tij nuk bën llogari, por kërkon vetëm 3 pikët në ndeshjen e radhës.

Kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i Superiores. Si po i bën “llogaritë” Kamza për të qëndruar në elitë?

Nuk ka asnjë llogari për Kamzën. Llogaria jonë është ndeshja e radhës. Ajo është nesër (sot) me Flamurtarin dhe aty duhet të marrim maksimumin.

Duhet të japim të gjithë energjitë që kemi për të marrë maksimumin.

Kamza ka barazuar 3 ndeshjet e fundit. Është koha për të bërë hapin drejt fitores? Si është atmosfera në grup?

Në grup është rikthyer optimizmi. Skuadra vinte pas 10 rezultateve negative dhe kemi ardhur te rezultatet pozitive.

Kemi 4 javë që nuk njohim rezultat negativ dhe atmosfera është shumë optimiste për vazhdimësinë.

Nuk e prish atmosferën as pezullimi i sulmuesit Stevan Raçiç?

Raçiç ka qenë prej 4 javësh i dëmtuar dhe nuk është në formën e tij optimale. Nuk ka një çështje në skuadrën tonë. Ai është duke bërë stërvitje individuale për t’u rikthyer në formë.

Do të rikthehet për këto tri “finale” të Kamzës?

Nëse do të ketë gjendje të mirë fizike dhe nëse do të stërvitet mirë, gjë që po i mungon me impenjimet e tij individuale, mund të jetë.

Nëse rrit ritmin e tij në stërvitje do të jetë pjesë e grupit. Kamza në garën për mbijetesën e ka luftën në distancë me dy ekipe të tjera si Teuta dhe Vllaznia, të cilat kanë më shumë eksperiencë se ju në Superiore.

Si e shihni rivalitetin me këto ekipe?

Ne nuk kemi rivalë as Vllazninë dhe as Teutën, por vetëm tabelën e klasifikimit. Unë nuk kam uruar kurrë që Vllaznia dhe Teuta të ndodhen në një gjendje të tillë.

Ne nuk luftojmë kundër tyre, por luftojmë me veten për të marrë sa më shumë pikë dhe për të siguruar matematikisht qëndrimin në

kategori, pa u marrë fare me rivalët.

I druheni faktit që këto dy skuadra do të luajnë me Skënderbeun që tashmë është zyrtarisht kampion dhe jo 100% i motivuar sa duhet?

Nuk më takon të bëj komente në lidhje me këtë aspekt. Unë mund të flas për anën taktike dhe teknike të skuadrës, por jo me rregullimin e garës.

Janë të tjerë persona ata që merren me këtë gjë. Ndihet e vetme Kamza në këtë garë? Ne jemi të gjithë bashkë, kryetari i bashkisë, presidenti, ekipi dhe tifozët për të bërë realitet objektivin tonë.

Kemi moto që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Ky është qëllimi parësor.