Për mesfushorin e Kombëtares, Klaus Gjasulën emërimi i Sylvinhos si trajner është një mundësi që “kuqezinjtë” të ecin përpara.
Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport mesfushori që luan në Bundesliga 2 me Darmstadt shtoi se shpreson të jetë në gjendje të kalojë dëmtimi dhe të luajë në ndeshjen e Shqipërisë me Poloninë.

Sipas Gjasulës futbolli ecën shumë shpejt dhe sipas tij referuar kësaj shumë lojtarë nuk mendojnë për Kombëtaren përpara vetes së tyre dh enë një situatë të tillë dëmtojnë ekipin.

“Nuk e them dot që lojtarët e rinj nuk kuptohen me të vjetrit, por mund të them se futbolli ecën shumë shpejt dhe secili do të arrijë gjithçka shumë shpejt dhe ka raste që rrezikon ekipin dhe në raste të tilla është e vështirë të kesh sukses dhe këtë duhet të kuptojmë ne të gjithë në Kombëtare që ne jemi aty si ekip dhe nuk ka rëndësi kush luan i ri apo i vjetër.”-tha Klaus Gjasula

Kur mund të rikthehesh nga dëmtimi? “Isha gati dhe u riktheva në stërvitje me ekipin, por u dëmtova prap, besoj se 1 ose 2 muaj do shkoj periudha e riaftësimit, por nuk dihet. “

Do rikthehesh për ndeshjen e Kombëtares me Poloninë? “Po, po mundohem të kthehem sa më shpejt që mos të humbas atë ndeshje me Kombëtaren.”

Largimi i Reja-s dhe emërimi i trajnerit të ri, Sylvinhos, një mendim për të? “Besoj se Sylvinho do i japë një frymëmarrje të re dhe të mirë Kombëtares dhe uroj e shpresoj që ta nisë sa më mirë dhe me këmbë të mbarë.”

Si e le dhe si shpreson ta gjesh Kombëtaren? “Kemi pasur shumë momente të mira, por normalisht edhe të këqija. Ky është një shans i ri, por se si do përfundojë nuk e di, por kur ndërrohet trajneri është një shans i ri për të gjithë lojtarët. Mund të ndizet një zjarr i ri, me trajnerin e ri, nuk e di, por do e shohim.

Reja tha se e kishte kuptuar që i kishte ardhur fundi: “Kur e thotë trajneri vetë duhet ta dijë ai vetë, unë kam pasur shumë respekt për të, ishte një trajner shumë i mirë, ndonëse nga rezultatet njerëzit mund të mendojnë ndryshe, por për mua ishte një trajner shumë i mirë. Kur nuk ka rezultate pozitive, normale që do ndërrohet trajneri dhe ky që ka ardhur tani ka shumë eksperiencë, shpresoj që të eci mirë.

Një lojtar tjetër që mund të marrë çelësat e përfaqësueses sonë në mesfushë kur të vijë momenti që ti do largohesh? “Mendoj se kemi shumë lojtarë të mirë, të rinj dhe me eksperiencë. Nuk mendoj se kemi një lojtar që mund t’i bëjë të gjitha vetë, por kemi shumë lojtarë që së bashku mund të mbajnë përgjegjësi në shpatulla.

Ti dhe Abrashi lojtarë për t’u marrë shembull: “Unë besoj se mentalitet që kemi marrë në Gjermani dhe Zvicër na ka ndihmuar shumë. A do mungojmë ne një ditë kur të jemi larguar se di, por për aq kohë sa do luajmë, unë dhe Abrashi do japim maksimumin.”

Ndarja lojtarë të rinj dhe të vjetër: “Nuk e them dot që lojtarët e rinj nuk kuptohen me të vjetrit, por mund të them se futbolli ecën shumë shpejt dhe secili do të arrijë gjithçka shumë shpejt dhe ka raste që rrezikon ekipin dhe në raste të tilla është e vështirë të kesh sukses dhe këtë duhet të kuptojmë ne të gjithë në Kombëtare që ne jemi aty si ekip dhe nuk ka rëndësi kush luan i ri apo i vjetër.”

E ardhmja me Darmstadt: “Unë zgjata kontratën edhe për një vit, deri në verën e 2024-ës dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua duke qenë që kam qenë edhe i dëmtuar. Plus jemi në vend të parë në Bundesliga 2 dhe po kërkojmë të ngjitemi lart për më shumë.”

E sheh skuadrën tënde si potenciale për t’u ngjitur në Bundesliga? “Po sigurisht, e di që Hamburg ka emra të mëdhenj, por ne jemi një ekip shumë i mirë dhe të gjithë luftojmë dhe besojmë për një gjë dhe besoj se do ia dalim të ngjitemi lart.”

Në Europian me Kombëtaren: “Do ishte ëndrra ime, një situatë më të bukur për ta mbyllur karrierën si futbollist nuk ka.”