Trajneri i Juventusit, Maks Alegri foli për “SkySport” pas ndeshjes kundër Fiorentinës, të cilën “Zonja” e fitoi 0-3. Alegri foli për mënyrën si erdhi kjo fitore, por dhe për temën e ditës, faktin se pse e zëvendësoi Ronaldon, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë këtë sezon:

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi Fiorentina gjithmonë luan mirë para tifozëve të tyre të zjarrtë. Mendoj se luajtëm një lojë të mirë, kompakte dhe me presing.

Goli ynë i dytë me të vërtetë na ndihmoi të rrinim më të qetë, e dinim se do të duhej të jemi shumë të vëmendshëm dhe ne i bëmë mjaft mirë në të gjitha detyrat

Ronaldo? Asgjë e pazakontë. Të gjithë dinim që do të zëvendësohej, pasi edhe ai njeri është dhe ka nevojë për të pushuar”,- përfundoi Alegri.