Egnatia u përball sot me Vllazninë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit arritën të fitonin sfidën me rezultatin 1-0 duke kaluar kështu në finale pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 1-1.

Kjo ka qenë një sfidë e veçantë për portjerin e Egnatias, Alen Sherri. Shkodrani eleminoi ekipin e qytetit të lindjes me të i cilin ka luajtuar disa vite më parë si titullarë.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory ai ka hedhur një foto me gardianin e kuqebluve, Kristi Qarrin. Sherri e uron për ndeshjen e mirë të zhvilluar nga Qarri ku shkruan: Lojë e mirë.

Ky i fundit ka dalë nga akademia e Vllanisë dhe sot luajti si titullar duke zhvilluar një ndeshje fantastike, pasi mbrojti më së miri portën e skuadrës së tij pavarsisht golit të pësuar. Pas Sherrit, Qarri është talenti i rradhës i prodhuar nga akademia shkodrane për kuadratin e ekipit./newsport/