Dinamo dhe Vllaznia do të përballen nesër në orën 16.00 në Pezë- Helmes, në ndeshjen e rradhës për kampionat. Një sfidë në pamje të parë jo shumë e rëndësishme sa i takon rezultatit sepse tashmë të dy ekipet i kanë arritur objektivat megjithatë do të jetë edhe një ndeshje morali dhe prestigji.

Igli Allmuça, trajneri i Dinamos, kur pyetet në lidhje me këtë sfidë thotë: “Kur luaja si futbollist te Dinamo, emocionet ishin shumë më të mëdha. Atëherë, si ne, ashtu edhe Vllaznia, ishim sundimtarë në Superiore. Sot jemi në Kategorinë e Parë…”.

Allmuça vazhdon të flasë për aktualitetin, ndeshjen që luhet nesër në Pezë-Helmës. “Kemi zhvilluar tre ndeshje me Vllazninë dhe i kemi humbur të gjitha, edhe pse në dy prej tyre kemi patur kontestime të forta për shumë detaje të ndeshjeve.

Sot ne kemi një motiv më shumë se shkodranët dhe do të kërkojmë që të arrijmë fitoren. Mendoj se është momenti që ne ta mundim Vllazninë”, përfundon Allmuça deklaratën e tij për “SportEkspres.com”.
© shkodrasport.com