Juventusi është shumë pranë transferimit të sulmuesit serb që luan me Fieorentinën, Dushan Vlahovic.

Nga kjo lëvizje gëzon edhe skuadra e Barcelonës, e cila do të kishte mundësinë të transferonte një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Alvaro Moratën.

Gazetari i “Bein Sports”, Achraf Ben Ayad, raporton se Alvaro Morata i kë kërkuar agjentit të tij të bëjë gjithçka për t’u transferuar te Barcelona.

Sulmuesi, i cili ka luajtur me dy skuadrat madrilene me Real dhe Atletico Madrid, thuhet se dëshiron të luajë për Barçën dhe trajneri Xavi Hernandez e kërkoi sapo mori drejtimin e skuadrës.

Aktualisht menaxheri i Alvaro Morata është në Itali dhe po sheh të gjithë mundësitë për të bërë këtë lëvizje.