Sporti natyrisht që ka shumë të mira dhe një ndër më kryesoret është padyshim krijimi i një shoqërie dhe miqësie të mirë.

Jo më kot, ajo shoqëri dhe miqësi e mirë e krijuar gjatë karrierës sportive, vazhdon edhe më pas.

Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe me tre ish- futbollistë të Vllaznisë të cilët janë bashkuar me njëri- tjetrin pas shumë e shumë vitesh.

Dhe për koinçidencë, ata të tre i ka bashkuar Amerika e largët.

Bëhet fjalë për Auron Milotin që ka udhëtuar nga Austria ku jeton drejt këtij vendi dhe po ashtu edhe Entri Çaku nga Shqipëria ka shkuar në kontinentin e largët.

Atje janë pritur nga një ish- koleg i tyre, ish- mbrojtësi i Vllaznisë Andi Leli që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tre këta ish-futbollistë janë pjesë e një brezi lojtarësh që kanë luajtur për kuqeblutë në fillim të viteve ’90 dhe miqësia është ruajtur që atëherë ndonëse kanë jetuar në vende të ndryshme.

Takimi pas shumë vitesh, ka bërë që ata të kalojnë shumë kohë sëbashku gjatë këtyre ditëve.

Interesant është fakti se në një drekë të shtuar, atyre u është shtuar edhe një tjetër ish- futbollist i Vllaznisë, portieri Arvid Hoxha.
© shkodrasport.com