Kohët e fundit Akademia e Chievos ka prodhuar disa talente interesante, të cilat kanë kontribuar në rezultatet e shkëlqyera të marra nga Chievo Primavera (ekipi U-19) në sezonet e fundit. Midis tyre është Andrea Isufaj, sulmuesi i lindur në ’99 që është një nga elementët më interesantë të ekipit të drejtuar nga Lorenzo D’Anna, me 12 gola në 24 paraqitje në kampionat dhe kupë. Talenti ka lindur në Bressanone por është me origjinë nga Kopliku i Malësisë së Madhe.

Sipas portalit “mondoprimavera.com” shumë klube janë të gatshëm për të bast mbi të. Ai ka mbushur 18 vjeç dhe Isufaj ka fituar admirues në Itali dhe jo vetëm, sepse kohët e fundit në adresë të tij kanë ardhur disa oferta nga Spanja të cilët janë të interesuar për kartonin e tij. Chievo, megjithatë, duket se nuk ka ndër mend të heqë dorë nga shërbimet e këtij lojtari me të cilin ka firmosur kontratë verën e kaluar, me të cilin ajo e ka blinduar deri në vitin 2020. Drejtuesit e klubit duket se i kanë kthyer pas të gjitha ofertat e ardhura për të, duke e konsideruar Isufajn një element të rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmmen e Chievos.
© shkodrasport.com