Arben Parmeza është emëruar së fundmi trajner i Vllaznisë u-14. Ai është shprehur për këtë aventurë të re duke shprehur kënaqësi, por edhe duke falenderuar edhe ish-ekipin e tij të Murlanit.

Parmeza tha: “Rikthehem tek akademia Vllaznia pas disa vitesh ku isha drejtues në ekipe të ndryshme. Për mua është kënaqësi që jam pjesë e klubit Vllaznia dhe që do punoj tek moshat. Përveç kënaqësisë është edhe një përgjegjësi shumë e madhe pasi duhet të përgatisësh brezin e ri, jo vetëm si futbollistë por edhe si individë të shoqërisë.

Falenderoj ish-ekipin tim të Murlanit dhe presidentin Rraboshta me të cilin bashkëpunova deri para pak kohësh. Ju uroj suksese dhe të vijojnë në rrugën e projekteve që kanë.

Vllaznia ? Mendoj se shfaqi një lojë të një niveli shumë të mirë kundër Kukësit. Pavarësisht se shënoi në fund e meritoi gjithçka dhe besoj se kundër Tiranës në fundjavë do jetë një duel i shumëpritur. Kam besim se do kthehen me rezultat pozitiv nga kryeqyteti”.

Endri ÇINARI