Një nga sportistët më të suksesshëm dhe që i ka patur marëdhëniet më të afërta me trajnerin Gëzim Mema, ka qenë pikërisht atleti i garave me pengesa, disa herë kampioni i vendit Ardian Zhuri.

Ai ka qenë paraditen e sotme pranë familjes Mema për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit të tij dhe ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat teksa është shprehur:

“Kjo është një ditë me të vërtetë e dhimbshme kur po ndahemi me trajnerin, por në rradhë të parë me prindin tonë. Ai ka qenë një prind i dytë për të gjithë ne. Shkodra ka humbur një qytetar shumë të mirë, Klubi Vllaznia ka humbur një drejtues i cili për vite me rradhë ka qenë legjendë e drejtimit me shumë kompetencë të të gjithë sporteve në Shkodër.

Plus tyre, atletika, me përkushtimin e tij, me rezultatet e arritura, ka humbur një njeri me mjaft vlera të mëdha. Por jeta kështu është dhe duhet ta pranojmë me shumë dhimbje ndarjen me të.

Nuk gjej fjalë ta përshkruaj profesor Gëzimin, përkushtimin e tij të madh për sportin, për sportistat, për vlerat që i dha qytetit të Shkodrës në drejtimin e sportit”
© shkodrasport.com