Takimi Teuta-Vllaznia do të përcaktojë sot njërin prej gjysmëfinalistëve të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon.

Durrsakët nisen të avantazhuar nga barazimi 2-2 në Shkodër, por nuk mund të thuhet aspak se gjithçka ka përfunduar. Trajneri Edi Martini dhe sulmuesi Rubin Hebaj do të përballen me ekipin e tyre të zemrës.

Për këtë sfidë, tekniku shkodran pritet të mos kryejë asnjë ndryshim në formacionin bazë nga takimet e fundit, pasi Teuta kërkon medoemos të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Në anën tjetër, trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja do të kryejë ndryshime në formacionin bazë duke parë humbjen dhe lojën zhgënjyesve të kuqebluve në takimin e fundit në kampionat kundër Tiranës.

Alen Sherri merr përsipër të mbrojë portën pas paraqitjeve jo në nivelin e duhut të Efremovit. Marku merr vendin e Malotës, ndërsa Gligorovi pritet të jetë gjithashtu titullar.