Ne ndeshjen e djeshme ndaj Laçit ka luajtur serish si titullar, por kete here pa arritur dot te shenoje. Megjithate Ardit Hoxhaj eshte munduar te beje me te miren e tij dhe ne momentin e zevendesimit, ka marre edhe duatrokitjet e tifozeve kuqeblu.

Gjate gjithe kohes ka qene nje rrezik i vazhdueshem per kundershtarin dhe ndonese vete nuk ka patur mundesi te dale shume para portes kundershtare, ka asistuar per shoket e ekipit dhe per kete arsye, ka marre edhe vleresimet e stafit teknik.

Nderkohe vete vlonjati i sulmit shkodran, permes nje postimi ne instagram, ndonese ka perdorur nje shprehje filozofike, ka lene te kuptohet se nuk ka nder mend te ndalet perballe çdo muri qe mund t’i dale perpara, por te vazhdoje rrugen e tij.

“Pengesat nuk duhet t’ju ndalojnë. Nëse hasni në një mur, mos u ktheni dhe dorëzohuni. Mësoni se si ta kaloni atë, ta kaloni atë ose të punoni mbi të”- citon Hoxhaj nje thenie filozofike./SHKODRA-SPORT.COM/