Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë e mbushur me urime nga personazhe speciale e të njohur të vendit tonë duke i dhënë ngjyra të tjera kësaj feste.

Por një urim i veçantë ka ardhur nga sulmuesi i Kombëtares Armando Broja që nuk harron të ndajë këtë gëzim me shqiptarët. Futbollisti me origjine nga Malesia e Madhe nuk ka hezituar te beje nje postim shume domethenes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Broja ka uruar shqiptarët me një foto të tij duke festuar me shqiponjë teksa shkruan: ‘’Gëzuar festën e Flamurit. Gëzuar ditën e Pavarësisë, Shqipëri!’’.

Nje urim i sinqerte nga nje 20 vjeçar i cili vertete ka lindur ne Angli, por asnjehere nuk ka hezituar te zgjedhe Shqiperine per te luajtur me ngjyrat kuqezi.