Emri i tij u perfol tek Prishtina per nje rikthim te mundshem serish tek skuadra kryeqytetase pas largimit te Egbo, por Mirel Josa duket se ka vendosur te qendroje ne Shqiperi dhe ta vazhdoje detyren e trajnerit aty.
Gazeta meson se tekniku i njohur ka arritur nje akord me presidentin e Beses se Kavajes Nexhat Bizhdili per te drejtuar kete skuader ne sezonin e ri, ne te cilin ajo pritet te kete synime ambicione per nje rikthim te mundshem ne Superlige.
“Shkodra Sport” permes burimeve te saj ka mesuar se fillimisht Bizhdili ka kontaktuar trajnerin shkodran Armando Cungu, por ky i fundit nuk ka patur interes per te marre drejtimin e Beses dhe si rrjedhoje me pas ka nisur bisedimet me Josen.
Me kete te fundit akordi eshte arritur dhe shume shpejt skuadra pritet te nise punen me synime shume ambicione per te qene pretendente. Behet e ditur se drejtuesit e Beses kane arritur nje akord me ato te Egnatias dhe ndeshjet do t’i luajne ne stadiumin e Rrogozhines, nderkohe qe kete vere pritet te nisin punimet edhe ne stadiumin e Kavajes.
Pretendimet jane qe Besa te siguroje ngjitjen ne Superlige, bashke me perfundimin e punimeve ne stadiumin e saj ne menyre qe kjo skuader me histori e tradite te rikthehet pas disa vitesh serish ne eliten e futbollit shqiptar.