Fjalët e Fabio Paraticit para ndeshjes kundër Bolonjës ishin konfirmimi i asaj, që ishte e njohur tashmë prej disa kohësh: Juve, falë edhe vështirësisë për të arritur Jorginhon, ka si qëllim për mesfushën e saj, Arthur Melon, duke marrë parasysh edhe interesin e Barcelonës për Pjaniç.

Boshnjaku kishte shprehur një muaj më parë gatishmëri të plotë për transferimin në Katalonjë. Por përkundër kësaj, zyrtarët e Juventusit u desh të përballeshin me refuzimin e brazilianit, i cili nuk dëshironte të linte fanellën e blaugranëve.

Tani situata ka ndryshuar shumë. Arthur së pari kuptoi, se ai nuk ishte përparësi për klubin spanjoll dhe për trajnerin e tij aktual, Setien. Përveç kësaj, këmbëngulja e Paratici dhe oferta e Juve kanë filluar ta gërryejnë:

‘Mundo Deportivo’ sot raporton detajet e një propozimi, që do t’i lejonte lojtarit të trefishojë përfitimet e tij për pesë vitet e ardhshme, duke shkuar nga 3 milion eurot aktuale në sezon në 7, të cila ai mund t’i fuste në xhep në Torino.

Madje 8 milion euro nëse marrim parasysh një seri shpërblimesh. Siç shkruajnë në Spanjë, nëse marrëveshja mes Pjaniç dhe Barcelonës është diçka e mbaruar praktikisht, tani duhet të presim vetëm përgjigjen përfundimtare të Arturit.

Atëherë hynë në lojë hipoteza e shkëmbimit me një rregullim të vogël në favor të blaugranëve. Tashmë është diskutuar dhe përvijuar gjithçka në mënyrë thelbësore: rruga duket e shtruar edhe me miratimin të dy trajnerëve, d.m.th. Sarri dhe Setien.