Nje lajm i hidhur per atletiken shkodrane dhe ate shqiptare ka mberritur pasditen e sotme Eshte ndare nga jeta ne moshen 73 vjeçare ish- trajneri dhe ish- drejtori i Sportklub Vllaznia Gezim Mema. Ai ka vuajtur kohet e fundit nga nje semundje e rende dhe per rrjedhoje nuk ka mundur t’ia dale ta perballoje ate.

Gezim Mema ka lindur ne Shkoder me 17 shtator 1946 dhe qe ne rinine e tij do t’i perkushtohej sportit te atletikes, perveçse do te punonte per vite me rradhe edhe si mesues. Karriera e tij si sportist nuk ka qene ne nivele te larta, megjithate shkelqimin e tij te madh do ta kishte ne rolin e trajnerit.

Eshte emeruar kryetrajner i atletikes ne Klubin Vllaznia ne vitin 1981, ne nje periudhe te veshtire per kete sport ne Shkoder ku gjen ne ekip vetem 4 sportiste dhe ne vendin e fundit ne kampionat. Brenda nje kohe te shkurter ka arritur te kete ne piste plot 150 vajza dhe 250 djem, te cilet sterviteshin nga 25 trajnere.

Si rrjedhoje do te vinin edhe sukseset e njepasnjeshme. Gezim Mema ka mbajtur per 23 vite detyren e kryetrajnereit te atletikes, ku me pas kane ardhur edhe shume tituj kampion, kupa Republike e trofe te tjere te fituar nga ekipi i Vllaznise qe filloi dominimin ne atletiken shkodrane, dominim qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

Nderkohe qe me pas ka mbajtur edhe detyren e shefit te Zyres se Sportit ne Bashkine Shkoder ndersa nga viti 2000 dhe deri me 2013 ka qene drejtor i Sportklub Vllaznia. Sukseset edhe ne kete detyre kane qene te shumta derisa ky klub per disa vite rresht eshte vleresuar si me i miri ne Shqiperi.

Per kontributin e tij te madh si trajner, Bashkia Shkoder vitin e kaluar me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, e shpalli ate “Trajner te Shekullit”.

Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen por edhe per komunitetin e atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Mema per humbjen e njeriut te saj te dashur. Ju bejme me dije se ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit do te jete neser (e merkure) ne ora 17.00.
Gjergj KOLA