Në planet e Interit për merkaton, pa dyshim që është Kristjan Asllani, emri që dominon axhendën. Për mesfushorin e Empolit që shikohet si alternativa e Brozoviçit, një domosdoshmëri në skuadrën e Inzagit, pritet një takim gjatë kësaj jave mes Bepe Marotës dhe presidentit të toskanëve, Fabricio Korsi, që pak kohë më parë deklaronte:

“Kristjani është një xhevahir dhe ne nuk duam të privohemi nga ai, të paktën edhe për një vit”. Jo për pasojë të fjalëve të Korsit, por për t’i mundësuar rritje dhe eksperiencë Asllanit, ka marrë jetë ideja e fundit e Interit: blerja e menjëhershme dhe lënia në huazim edhe për një tjetër vit tek Empoli.

Sado urgjente të jetë gjetja e një zëvendësuesi për Brozoviçin, akordi thuajse i gjetur me Henrik Mikhitarianin, që mund të mbulojë një sërë rolesh në mesfushë, bën që zikaltrit të jenë më komodë në negociatat për 20-vjeçarin, për përcaktimin e kushteve. Ajo që nuk ka diskutim është që Interi kërkon me ngulm ta mbyllë marrëveshjen për elbasanasin, pasi 15 milionë eurot për të konsiderohen një investim i zgjuar në plan afatgjatë.

LUKAKU – Por ndërkohë që Interi po përpiqet për Asllanin, është Romelu Lukaku ai që po punon individualisht për të mundësuar rikthimin e tij në Milano. Belgu ka kërkuar takim të menjëhershëm me pronarët e rinj të Çelsit, të cilëve do t’u konfirmojë vullnetin e tij për të lënë Londrën. Përgjysmimi i rrogës Ramsej, gati zgjidhja e kontratës Aron Ramsej është kthyer në një çështje për bardhezinjtë, pas përfundimit të huazimit të tij te Rejnxhers.

Uellsiani ka edhe një tjetër vit kontratë me Juventusin, por nuk është në planet e klubit që në mungesë të ofertave sheh si opsion të vetëm zgjidhjen konsensuale të kontratës, një mundësi që po vlerësohet edhe nga mesfushori. Angel di Maria e Pol Pogba janë gati t’i bashkohen Juventusit dhe po presin vetëm telefonatën e drejtuesve bardhezinj.

Për argjentinasin është propozuar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër për 7.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që për francezin oferta e majme prej 8 milionë eurosh plus 2 të tjerash në formë bonusesh përfshin 3 vite. Pas kohës së marrë në fillim nga lojtarët, të dy kanë vendosur të jenë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm dhe tani presin vetëm firmat përfundimtare.

Pogba e Di Maria, një hap larg Juves dhe kontakti i vazhdueshëm me ish-shokët e skuadrës janë mënyra si Lukaku kërkon të imponojë vullnetin e tij, edhe pse në Milano presin akoma lëvizjet e merkatos në dalje. Largimi i Sançezit e Vidalit, që është edhe çelësi për të sjellë tek Interi Dibalën, që ka marrë një muaj kohë për të vendosur për të ardhmen, mund të jetë po ashtu shkaku për t’i hapur rrugë rikthimit të “BigRom”-it. Për belgun duhet bindur më parë Çelësi të pranojë huazimin dhe ish-numri 9 i zikaltërve do të lobojë personalisht për këtë.