Pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës është zhvilluar ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkujve, në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy ekipe janë ndër më të mirat e vendit, mbajnë aktualisht vendet tre dhe katër në renditje. Ndeshja ka patur rivalitet por në fund kanë triumfuar tiranasit me rezultatin 3-1. Në fakt, takimi ka filluar mirë për volejbollistët shkodranë të cilët e kanë fituar lehtësisht setin e parë në shifrat 25-12. Të krijohet ideja se fitorja do ishte e lehtë për ta por nuk do ndodhë kështu. Në setin e dytë, zgjodhen miqtë që fitojnë 25-15 duke barazuar setet. Pritet reagimi i Vllaznisë por ajo e humbet edhe setin e tretë në shifrat 17-25 ndërsa në të katërtin do ketë shumë rivalitet por në fund sërish triumfon Tirana në shifrat 28-26 e cila fiton kësisoj të gjithë ndeshjen në shifrat 3-1. Me këtë humbje skuadra e Vllaznisë duket se i ka dhënë fund edhe pretendimeve të saj për vendin e tretë megjithatë kësaj nuk i dihet deri në fund. E rëndësishme është që ajo do jetë në katërshen e ekipeve që do diskutojë play-off-in për titullin kampion.

www.shkodrasport.com