Tashmë është zyrtare, Stefen Çinedu nuk do të vijojë të jetë pjesë e Dinamos.

Sulmuesi nigerian është futbollist i ri i NK Solin, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë në Kroaci.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kroat me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen ish-sulmuesit të Dinamos.

22-vjeçari mund të debutojë që sot me fanellën e NK Solinit në ndeshjen miqësore që do të zhvillojë ndaj ish-skuadrës së tij, Dugopoljes në orën 19:00.

Më parë, Stefen Çinedu ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Hajdukut të Spilitit 2 dhe Dugopoljes.